
Tek Milani vijon puna për ta përfunduar merkaton e verës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kuqezinjtë kanë dhënë maksimumun me qëllimin e arritjes tek titujt në sezonin aktual, të cilët sigurisht janë kandidatë potencialë, sidomos në Itali.
Në orët e fundit lajmi i bërë me dije nga Fabrizio Romano shkon në favor të ‘’ Djallit ‘’ dhe thuhet se është shumë afër marrëveshjes me Christopher Nkunkun.
Francezi do ti kushtojë presidencës së ish fituesve të Champions Leagues rreth 35 milionë euro, i cili e ka demostruar potencialin në Ligue 1, Bundesligë dhe Premier League.
Seria A do të jetë liga e katërt për të, faktikisht ndër më kompetitivet në kontinentin e vjetër.
Pas etapës jo të mirë tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të shoqëruar në të shumtat e rasteve me dëmtime, dyert e ‘’ San Siros ‘’ janë hapur për 27 vjeçarin, një element shumë i shpejtë, teknik, i aftë për të krijuar probleme në zonat kundërshtare.
Ish traineri i Juventusit Massimilliano Allegri do të ketë në dispozicion një element që mund të bëjë diferencën gjatë ndeshjeve, duke ditur se Milani do të jetë pjesëmarrës në disa kompeticione të rëndësishme.
Christopher Nkunku ka bërë një hap cilësor në karrierë dhe mbetet për tu parë se si do të adaptohet tek skuadra nga Milano.



