“Dukës nuk ia zbulojmë dot surprizën për trajnerin”, Zajmi: Miqësorja me Shqipërinë, gjetje gjeniale e Italisë

“Dukës nuk ia zbulojmë dot surprizën për trajnerin”, Zajmi: Miqësorja me Shqipërinë, gjetje gjeniale e Italisë

Gazetari sportiv, Uvil Zajmi, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë, që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”.

Duke qenë se Italia ka mbetur jashtë Botërorit, Zajmi e quan si një gjetje gjeniale të tyre, miqësoren me Shqipërinë.

Italia për herë të parë për ndeshje zyrtare në Shqipëria ka ardhur në vitin 2017 në Shkodër. Përveç Torinos, në Shqipëri ka ardhur edhe Parma me Napolin më parë.

Takim miqësor me Shqipërinë, është gjetje gjeniale e Italisë. Megjithatë nuk ka shumë entuziazëm. Disa kanë kërkuar pushime. Kanë marrë lojtarë të rinj. Kanë marrë një 16-vjeçar të Udinese, që nuk ka luajtur ende me ekipin e parë.

Kemi fatin që luajmë një miqësore me Italinë. Mos harrojmë, Italia është kampione e Europës. Vijnë si kampoionët në fuqi. Italia vjen sot, nesër do bëjnë një stërvitje modeste dhe pastaj ndeshja.

Zajmi tha se beson se kryeministri Edi Rama do të jetë në stadium për këtë sfidë, pasi shtoi se nuk ndodh shpesh që Italia të vijë në Shqipëri. I pyetur për trajnerin e ri, Zajmi deklaroi se nuk mund të zbulohet surpriza e Dukës, për këtë.

Besoj që Rama nuk do mungojë në stadium. Nuk ndodh shumë shpesh që të shikosh Italinë në këtë stadium. Mancini në 1984 ka luajtur si lojtar këtu me të rinjtë e Italisë. Kthehet në Tiranë pas thuajse 40 vitesh.

Unë kam mendimin që Dukës, nuk ia zbulojmë kurrë surprizën për trajnerin e Kombëtares. Trajnerët italianë dhe kroatë ingranohen kollaj me Shqipërinë. Kuzhe dhe Brigel, krijuan një skuadër shumë të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy