Romelu Lukaku, drejt largimit nga Napoli

Romelu Lukaku, drejt largimit nga Napoli

Pas dy sezoneve në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ me shumë gjasa aventura e Romelu Lukakut me Napolin do të përfundojë, sipas raportimeve të ‘ Calciomercatos ‘. 

Sulmuesi është i përqëndruar në Botëror i cili është një ndër referentët tek Belgjika. 

33 vjeçarit i përfundon kontrata me bardhekaltërit në 30 qershorin e 2027-tës, ç’ka do të thotë se për drejtuesit merkatoja e verës është një shans që s’duhet humbur. 

Sipas Matteo Morettos, disa ekipe në Turqi dhe Arabinë Saudite kanë treguar interes për ishi-n e Interit, i cili gjithsesi mbetet mjaft cilësor në metrat e fundit. 

Aspekti fizik, nuhatja për golin dhe rreziku në ofensivë janë disa nga cilësitë e Romelu Lukakut.

 Tek Napoli sigurisht presioni është shumë i madh dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur është gati e pamundur që të qëndrosh. 

Për më tepër Antonio Conte nuk bën tolerime dhe në rastin konkret golashënuesi nga Amberes zhvilloi një sezon për tu harruar me ‘’ Il Partenopei ‘’, i reflektuar me 1 gol në 7 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy