Al Ittihad, refuzon West Hamin për N’Golo Kante

Al Ittihad, refuzon West Hamin për N’Golo Kante

Interesi së fundmi i West Hamit për N’Golo Kanten e ka marrë përgjigjen nga drejtuesit e Al Ittihadit.

Sipas ‘ Sky ‘, londinezët kanë ofruar 20 milionë stërlina për ta rikthyer mesfushorin në Premier League, të cilët kanë marrë një përgjigje negative.

Në të kaluarën 33 vjeçari impresionoi në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës, në rradhët e Leicester City-t, skuadër me të cilën e fitoi kampionatin në 2016-tën, asokohe e drejtuar nga Claudio Ranieri.

‘’ The Hammers ‘’ po tentojnë afrimin e lojtarëve me eksperiencë dhe ishi i Caen është i duhuri për të avancuar më tej.

Megjithatë, pritet një reagim nga ana e drejtuesve të West Hamit, duke patur parasysh se flitet për një element shumë të rëndësishëm, edhe tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’.

Pavarësisht pagave të majme në ligën e Arabisë Saudite duhet shtuar se nuk ka të krahasuar me ato europiane, nëse i referohemi kryesisht cilësisë.

Besohet se në javët vijuese N’ Golo Kante do të vendosë për të ardhmen, të cilit mund ti trokasin të tjerë pretendentë në derë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy