Copa America/ Supersfidë midis Kolumbisë dhe Brazilit, Kosta Rikë Paraguaj luhet për statistikë

Copa America/ Supersfidë midis Kolumbisë dhe Brazilit, Kosta Rikë Paraguaj luhet për statistikë

Sot në 03.00 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të grupit D në Kupën e Amerikës.

Ajo midis Brazilit dhe Kolumbisë sigurisht do të marrë vëmëndjen kryesore, e cila pritet të jetë shumë e luftuar. ‘’ Los Canarinhas ‘’ e filluan jo mirë turneun duke barazuar me Kosta Rikën me rrjeta të paprekura dhe më pas rikuperuan terren, me një fitore bindëse ndaj Paraguajit. Kurse ‘’ Los Cafeteros ‘’ kanë patur një ecuri për tu patur zili në të dyja sfidat e para, të cilët e kanë siguruar kualifikimin për më tej por kjo e sotmja do të jetë e një tjetër niveli.

Nëse i referohemi të shkuarës së afërt, të besuarit e Nestor Lorenzos i treguan dhëmbët ‘’ Seleçaos ‘’, të cilën e mposhtën edhe në Eleminatoret e Botërorit 2026 por besohet se kjo sfidë do të jetë ndryshe, edhe pse Kolumbia numëron 25 të tilla pa humbje.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kjo statistikë natyrisht evidenton cilësitë e teknikut argjentinas.

Mirëpo reagimi i menjërshëm i Brazilit pas barazimit me ‘’ Trikolorët ‘’ rithekson forcën e kësaj kombëtareje por duhet patur parasysh se Kolumbia është një rival që të befason atëherë kur nuk e pret.

Ish traineri i Sao Paolos i ka bërë elozhe në konferencën për shtyp rivalëve, kundër të cilëve do të aktivizojë formacionin më të mirë, ndërsa nga krahu tjetër Nestor Lorenzo është treguar realist duke u shprehur se kundër Brazilit nuk janë favoritë por do të tentojnë ta finalizojnë fazën e grupeve si të parët.

Ndërsa ‘’ Los Albirrojos ‘’ dhe ‘’ Los Ticos ‘’ do ta luajnë sfidën me objektivin për ta përfunduar me një fitore turneun, të cilat numërojnë dy fitore secila dhe dy barazime, në gjashtë të tilla.

Sigurisht do të vlejë për statistikë pasi si Paraguaji ashtu edhe Kosta Rika eleminohen automatikisht edhe nëse dueli Brazil Kolumbi do të përfundojë në barazim.

Shanset janë pothuajse të zeruara për të dyja ekipet, të cilat janë në një fazë rindërtimi, respektivisht nën drejtimin e Gustavo Alfaros dhe Daniel Garneros.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy