Sfidë e ashpër për Alejandro Garnachon

Sfidë e ashpër për Alejandro Garnachon

Janë bërë tashmë katër sezone për Alejandro Garnachon tek Manchester United.

Spanjolli vijon të avancojë me hapat e duhur dhe sigurisht për të merkatoja verore do të jetë shumë e rëndësishme.

Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një sfidë midis Interit, Napolit dhe Atletico Madridit për sulmuesin, i cili sigurisht është një kërcëncim serioz për çdo rival.

Në fakt, protagonizmi tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ka patur rënie, fakt i cili nuk ia garanton qëndrimin në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’.

Duhet theksuar se vlera e kartonit të 20 vjeçarit i kalon 50 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme, krejtësisht e justifikuar nga paraqitjet e tij.

Drupal Ad

Ja vlen për tu shtuar se ‘’ Los Colchoneros ‘’ do ta nisin këtë garë me një lloj avantazhi për arsye se Alejandro Garnacho e ka shprehur dëshirën për tu vënë nën drejtimin e Diego Simeones, një ndër trainerët më të mirë të botës.

Por, s’duhen nënvlerësuar zikaltërit dhe bardhekaltërit, dy ekipe të cilët luftojnë për të fituar tituj çdo sezon dhe e kanë treguar se mund të vënë në vështirësi çdo rival.

E ardhmja e talentit të lindur në Madrid pritet të jetë një ndër temat më pikante të verës, periudhë e cila premton surpriza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy