Laçi mposhtet në ndeshjen e parë, Mazrekaj humb penallti në fundin e takimit

Laçi mposhtet në ndeshjen e parë, Mazrekaj humb penallti në fundin e takimit

Laçi ka humbur ndeshjen e parë në raundin kualifikues për në Conference League. Kurbinasit janë mposhtur minimalisht nga malazezët e Podgoricës, të cilët shënuan me Vujoviç nga penalltia. Skuadra e Duros e kishte mundësinë për të vendosur baraspeshën, por në minutën e 95-të, Mentor Mazrekaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Tani te Laçi duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit ku do tentojnë përmbysjen e rezultatit një javë më vonë në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë edhe Shkëndija e Tetovës ka humbur në raundin e parë eliminator të Champions League. Tetovarët janë mposhtur minimalisht nga sllovenët e Mura. Bobicanec shënoi për miqtë me penallti në minutën e 28-të, ndërsa në minutën e 47-të, Besart Ibraimi humbi 11-metërshin për skuadrën e Gjokës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy