Paulo Dybala, zbulon të ardhmen

Paulo Dybala, zbulon të ardhmen

  Së fundmi e ardhmja e Paulo Dybalas është përfolur në më shumë se një rast dhe duket se do të jetë larg Europës.

Golashënuesi i Romës po e mendon rikthimin në Argjentinë por këtë herë në rradhët e Boca Juniors.

 ‘’ Los Xeneises ‘’ vijojnë të jenë një tundim për cilindo lojtar, një ndër ekipet më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut. 

Kontrata e asit kordobez përfundon në fundin e sezonit aktual dhe janari ose qershori do të jenë përcaktues për të nisur një tjetër eksperiencë në karrierë. 

Së fundmi ekipe nga Portugalia dhe Turqia e kanë pretenduar ishi-n e Juventusit por projekti i drejtuesve të ekipit argjentinas si duket e ka impresionuar dhe është i bindur për transferimin në ‘’ La Bombonera ‘’. 

Paulo Dybala beson se mbërritja në janar do ti jepte mundësi për tu adaptuar shumë shpejt, sepse siç dihet rivaliteti tek kryeqytetasit është tejet i ashpër, pavarësisht cilësive të kampionit në fuqi të botës me ‘’ Albicelestët ‘’.

 Teknika, shpejtësia dhe sidomos nuhatja për golin ndër vite e kanë konsideruar një ndër sulmuesit më të sikletshëm për çdo rival. 

Dihet se futbolli në Argjentinë është krejtësisht ndryshe por vijon të jetë tejet kompetitiv dhe përbën një sfidë për çdo lojtar i cili ka lënë gjurmë në të shkuarën në Europë.

 Në sezonin e katërt me ‘’ Verdhekuqtë ‘’, nxënësi i Gian Piero Gasperinit ka kontribuar me 2 gola dhe 1 asist në 7 sfida, shumë i rëndësishëm në 11-she.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy