Sebastian Haller u transferua në këtë merkato te Borussia Dortmund, për të zëvendësuar të larguarin Haaland, por ish-lojtarin e Ajax e ka ndjekur fati i keq.
28-vjeçari është duke u përballur me një nga situatat më të vështira në jetën e tij. Lojtari ka braktisur stërvitjen me skuadrën verdhezi, për shkak se kishte probleme shëndetësore dhe pas analizave, u zbulua se vuan nga kanceri në testikuj.
Në këtë situatë, Haller duhet t’i nënshtrohet një kure të detajuar, për të luftuar me të keqen në trupin e tij.
Në sezonin e fundit, Haller ishte një nga sulmuesit më të spikatur të sezonit në Europë teksa me fanellën e Ajax ia doli të realizonte 47 gola (11 prej tyre në Champions League) në 66 paraqitje, ndërsa, fitoi dy herë titullin kampion dhe në vitin që sapo përfundoi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Eredivisie.



