Edlir Tetova: E fituam ndeshjen, nuk ishte penallti ajo e Tiranës

Edlir Tetova: E fituam ndeshjen, nuk ishte penallti ajo e Tiranës

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Tiranës.

Tetova kishte pretendime për arbitrimin, duke thënë se penalltia nuk duhej dhënë për bardheblutë, pasi kishte prekje me dorë gjatë aksionit. Sipas tij, Egnatia e fitoi ndeshjen.

Normal që kam kontestime për penalltinë. Ekipi im e ka fituar ndeshjen, lojtari e ka marrë me dorën topin në hyrje të zonës. Edhe ndërhyrja e Hoxhallarit ishte penallti për ne në pjesën e parë. Ky nuk është rezultat i drejtë. Absolutisht ekipi im e ka fituar ndeshjen sot.

Ishte lojë episodesh. Në pjesën e parë kishte ekuilibër nga të dyja ekipet. Në pjesën e dytë po të shënonte Spahiu do të kishte tjetër rrjedhë loja. Është një nga ato ndeshjet që i ngjan “Final Four” dhe nuk donim të linim hapësira.

Nuk ka lidhje jemi në krye apo jo, më vjen keq për djersën e çunave të mi. Të dalë një dhe të ndëshkojë skuadrën. Jam me të drejtë nervoz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy