
Mungesa për një kohë të gjatë e Gavit për arsye dëmtimi i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës për të gjetur një zëvëndësues në merkaton e janarit.
Spanjolli është një peshë e rëndë tek ‘’ Los Cules ‘’ dhe tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’ dhe në orët e fundit është menduar për Kobbie Mainoo.
Mungesa e hapësirave tek Manchester United e ka vështirësuar qëndrimin e mesfushorit në ‘’ Old Trafford ‘’, i cili preferohet nga traineri Hansi Flick.
Tek 20 vjeçari spikasin më së shumti vizioni për lojën, teknika dhe shpejtësia, elementë të cilët mund ti japin avantazhe Barcelonës në të ardhmen.
Parashikohet se në javët vijuese negociatat ndërmjet palëve të vijojnë duke qenë se flitet për një element tejet cilësor, ideal për mënyrën se si luajnë ‘’ Blaugranët ‘’.
Të jesh pjesë e Barcelonës është një hap shumë i suksesshëm dhe duhet parë nëse drejtuesit do ta arrijnë objektivin gjatë periudhës së transferimeve.
Sezoni aktual është i katërti me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, një ekip i cili e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, fakt që konfirmohet me mungesën e titujve për një kohë të gjatë.



