Roma i shkel syrin Dybalas

Roma i shkel syrin Dybalas

    Pas Interit është shtuar një tjetër pretendent për Paulo Dybalan .

Argjentinasi do ta përfundojë kontratën me Juventusin në fundin e sezonit dhe Roma e Jose Mourinhos i ka shpallur luftë zikaltërve për ‘’ La Joyan ‘’.

‘’ Verdhekuqtë ‘’ falë ‘’ The Special One ‘’ do të luajnë finalen e madhe të Conference Leagues kundër Feyenoordit në të cilën kryeqytetasit do të kërkojnë të shkruajnë historinë në këtë kompeticion me ishi-n e Manchester United.

Sulmuesi e përfundon kontratën në 30 qershor me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe prej kohësh e ka deklaruar se nuk do të vijojë eksperiencën në Torino dhe sipas ‘ Corriere dello Sport ‘’ Roma është e gatshme ta transferojë në ‘’ Olimpico ‘’ për ti dhënë një tjetër shans dhe të shkëlqejë në fushën e blertë .

Shkëndijat e para ndërmjet 59 vjeçarit dhe yllit të juventinëve  u shfaqën pikërisht në përballjen e sezonit aktual ndërmjet  Romës dhe  Juventusit pasi në mbarimin e ndeshjes strategu i njohur e komplimentoi Paulo Dybalan : 

“ Je një lojtar i madh . Shpresoj që një ditë të transferohesh tek Roma “ , ishin fjalët e Jose Mourinhos .

Kampionët në fuqi të Serisë A s’do ta kenë të lehtë sepse Roma shquhet si një rival i rrezikshëm dhe ka këtë trainer si asin nën mëngë i cili respektohet botërisht për arsye të së kaluarës brilante pasi triumfoi me pesë  ekipe të ndryshëm duke u konsideruar më pas një ndër më të mirët në këtë profesion.

Ishi i Palermos numëron 15 gola dhe 6 asiste në 38 sfidat e këtij sezoni dhe interesi i trainerit nga Setubal parashikohet se do të analizohet me detaje , nga një lojtar që e njeh shumë mirë suksesin dhe sidomos kualitetin e këtij tekniku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy