
Elbasan Rashani vazhdon të shkëlqejë në kampionatin francez, aty ku aktivizohet me skuadrën e Clermont.
Këta të fundit barazuan me rezultatin 1-1 ndaj Brest dhe golin e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar. Pas një asisti të marrë nga Berthomier në minutën e 65-të, Rashani e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Një gol me peshë ky i Rashanit, pasi i dha 1 pikë Clermont, duke ditur që skuadra luante edhe me 1 lojtar më pak, pasi në minutën e 50-të Gastien u ndëshkua me karton të kuq.
Ky është goli i katërt sezonal për sulmuesi shqiptar, që tregon se po kalon një moment shumë të mirë.



