
E ardhmja e Isco Alarcon në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është ndërlikuar ndjeshëm dhe nga ky fakt po mundohen të përfitojnë disa ekipe të njohura .
Spanjolli nuk bën më pjesë në planet e Carlo Ancelottit dhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’ do të mundohen të përfitojnë nga përfundimi i kontratës në 30 qershorin e kaluar për ta transferuar në ‘’ Olimpico ‘’ ishi-n e Malagas .
Me aktivizimin në vetëm 17 sfida gjatë sezonit të kaluar me ‘’ Galaktikët ‘’ , të cilët fituan Champions Leaguen dhe La Ligan , 30 vjeçari është bindur se duhet të ndryshojë destinacion sepse mbetja në vendunumëro është një minus për arritjen e objektivave.
Italianët do të nisen të favorizuar në lidhje me transferimin e Iscos sepse gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin Jorge Mendes por s’duhen mënjanuar as Sevilla dhe Betis , pretendentë që meritojnë respekt maksimal.
Në këtë rast traineri Manuel Pellegrini i njeh shumë mirë cilësitë e Iscos pasi ishin pjesë e Malagas në të kaluarën por objektivi i yllit të ‘’ La Furia Rojas ‘’ lidhet me pjesëmarrjen në Uefa Champions League.
Pretendentët nuk mbarojnë me kaq sepse edhe Newcastle e shikon një alternativë ideale për mesfushën por faktikisht kryeqytetasit janë një hap përpara në lidhje me tranferimin e Iscos .
Figura e Jose Mourinhos sigurisht mbetet tejet imponuese dhe meriton respekt sepse ‘’ The Special One ‘’ e tregoi në çdo klub se është i lidhur ngusht me suksesin dhe konsiderohet ndër trainerët më të mirë në botë.
Për Iscon , Scudetto do të ishte një eksperiencë tejet interesante dhe gjithashtu për faktin se përfshihet ndër kampionatët më të fortë të kontinentit të vjetër dhe ndër më të spikaturit në sportin më të famshëm në botë.



