
Xhuliano Skuka është lojtari më i ri i Partizanit. Kampionët e Shqipërisë, njoftuan rikthimin e sulmuesit, një vit pasi u shit në Francë te Metz.
Partizani ka bërë të ditur se Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të sezonit, në formën e huazimit.
Një forcë e shtuar për trajnerin Orges Shehi, që gjen tashmë sulmuesin e kërkuar. Partizani ka vuajtur këtë sezon në repartin e avancuar dhe rikthimi i Skukës, shihet një lëvizje e rëndësishme, për pjesën e mbetur të sezoni.
Njoftimi i Partizanit:
Partizani zyrtarizon Xhuliano Skukën. Klubi i kuq dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët.
Skuka do të jetë pjesë e kampionëve deri në përfundim të sezonit 2023-2024, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.



