Antonio Rudiger, është lojtari më i ri i Real Madrid. Ndonëse marrëveshja mes lojtarit dhe klubit spanjoll ishte arritur prej kohësh, vetëm sot është bërë prezantimi.
Mbrojtësi gjerman, pasi kaloi vizitat mjekësore me sukses, bëri edhe prezantimin e tij me madrilenët, ku nuk i kurseu falënderimet që iu dha mundësia për të firmosur me një klub si Reali.
Për mua dhe familjen time është një ditë shumë e veçantë. Gjëja e para që dua të bëj është të falënderoj prindërit e mi për mbështetjen gjatë gjithë jetës sime, pa ata nuk do të kisha arritur deri këtu.
Edhe unë dua të falënderoj presidentin e Real Madridit që më dha mundësinë të luaj për këtë klub të madh. Anëtarëve u premtoj se do të jap absolutisht gjithçka. Dua të fitoj të gjithë titujt.



