Tifozët e Lazios surprizojnë Strakoshën, portieri nuk i mban dot lotët

Tifozët e Lazios surprizojnë Strakoshën, portieri nuk i mban dot lotët

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha u kthye titullar me Lazion në mesjavë, në ndeshjen që skuadra e Sarrit luajti me Galatasaray në Europa League. Megjithatë për fatin e keq të portierit shqiptar, ky i fundit bëri një gabim, që u kthye në autogol dhe i dha humbjen Lazios.

Kritikat nga specialistët italianë ishin të shumta, por në krahë të Strakoshës kanë dalë tifozët e Lazios. Këta të fundit në sfidën me Cagliarin, kanë shpalosur një banderolë në shkallët e stadiumit ku shkruhej: “Mos i dëgjo ata (specialistët), ngrije kokën dhe shiko përpara”.

Ky moment ka prekur së tepërmi Strakoshën, i cili pasi lexoi banderolën shpërtheu në lot, teksa u përpoq të mbulojë fytyrën me peshqir.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy