
Eksperienca e përjetuar tek Juventusi nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Cristiano Ronaldos . Me Andrea Pirlon në pankinë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka bërë hapa fals në lidhje me objektivat e sezonit dhe ka mundur të fitojë vetëm kupën e Italisë. Ideja e drejtuesve të ish kampionëve të Scudettos është formimi i një skuadre kompetitive në merkato sepse në të kundërt për Juventusin do të ishte shumë e vështirë për të shkuar drejt objektivave të përcaktuar .
Në derën e 5 herë fituesit të Topit të Artë së fundmi kanë trokitur Real Madridi , Barcelona dhe Paris St Germain por këta të fundit janë disi më të avantazhuar për të transferuar në ‘’ Parque De Prince ‘’ një ndër lojtarët më të mirë të planetit . Megjithatë ‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë shumë të qartë se për lojtarë të këtij niveli duhet me patjetër që ti japin ‘’ Ok ‘’ largimit të një tjetri që disponon përafërsisht të njëjtat cilësi dhe në këtë rast ideali do të ishte Kylian Mbappe .
Francezi prej vitesh tashmë konsiderohet si një opsion tepër i vlefshëm nga Real Madridi që e ka potencialin e duhur për të bërë goditje të tilla. Pa dyshim ky transferim nëse do të realizohej do të shënonte një nga bombat e merkatos së verës dhe do ti shëndërronte ‘’ Galaktikët ‘’ në një skuadër të frikshme për çdo kundërshtar .



