Java e 26-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Java e 26-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Ndeshja mes Lushnjës dhe Vorës, ishte e fundit për javën e 26-të në Kategorinë e Parë.

Renditja nuk pëson shumë ndryshime, edhe për shkak se skuadrat e vendeve të para, u ndalën.

Elbasani mbetet në krye me 60 pikë, 2 më shumë se Bylis i vendit të dytë. Në vendin e tretë renditet Flamurtari me 47 pikë, ndërsa Vora me tre humbje radhazi, mban vendin e katërt me 45 pikë.

Renditja më pas vijon me Apoloninë në vendin e pestë me 39 pikë, Korabi në vendin e gjashtë me 37 pikë, Lushnja dhe Burreli me nga 31 pikë, Kastrioti në vendin e nëntë me 27 pikë, Besa në vendin e 10-të me 22 pikë dhe renditja mbyllet nga Luzi me 21 pikë dhe Tomori me 14 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy