
35 vitet mbi supe vijojnë të mos i peshojnë aq shumë sa mendohej gardianit Manuel Neuer për të cilin Bayerni ka shprehur dëshirën për ta patur edhe disa vite në skuadër .
Gjermani i ka bërë shumë mirë detyrat në kuadratin e bardhë të bavarezëve dhe prej 11 sezonesh ka vënë diktatin duke u shëndërruar në një domosdoshmëri për skuadrën më të mirë të Bundesligës .
Mosha e madhe vijon të mos e lërë në baltë por përkundrazi i ka shtuar efektivitetin tek një Bayern që në çdo sezon është kandidat potencial për të fituar çdo trofe të mundshëm .
Sipas ‘’ Sport 11 ‘’ ecuria e negociatave është tepër shpresëdhënëse për Manuel Neuer për të cilin parashikohet se do të vijojë eksperiencën në ‘’ Allianz Arena ‘’ , skuadër me të cilën ka fituar shumë trofe dhe e ka pozicionuar veten në ndër portierët më të mirë të botës .
Për ish kampionin e botës është shumë e vështirë që të gjehet një zëvëndësues ideal dhe drejtuesit e Bayern Munchen e dinë mjaft mirë këtë gjë dhe vendimi më korrekt është të vijojnë me besimin në aftësitë e ishi-t të Schalke 04-tës të cilit që prej momentit të braktisjes së ‘’ Veltins Arenas ‘’ i ka ndryshuar totalisht karriera .
Pavarësisht firmosjes me Alexander Nubel, paraqitjet dinjitoze të bashkombasit të tij nuk i kanë lënë shumë hapësira duke shkaktuar huazimin tek Monaco. Me këtë vendim të Bayernit , më e mira për 25 vjeçarin është qëndrimi në ‘’ Luigjin e II-të “ sepse tek rekordmenët e Bundesligës nuk ekziston asnjë shans për të luajtur si titullar.



