Përballja me Bylisin, Josa: Duhet vazhdimësia, rezultati negativ i shumëzon të gjitha me zero

Përballja me Bylisin, Josa: Duhet vazhdimësia, rezultati negativ i shumëzon të gjitha me zero

Vllaznia përballet me Bylisin këtë të mërkurë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të. Shkodranët vijnë pas një serie pozitive rezultatesh dhe do të kërkojnë vazhdimësinë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri Mirel Josa, i cili në konferencën për shtyp vlerësoi kundërshtarin, por shtoi se dëshiron me çdo kusht fitoren.

Nuk besoj se është ndeshje shumë ndryshe nga ajo e Kupës së Shqipërisë. Është një ndeshje e vështirë sepse Bylis luan mirë futboll dhe e ka shprehur një gjë të tillë që në fillim edhe pse ka rezultate të dobëta. Çdo ndeshje duhet vlerësuar në bazë të objektivave dhe momentit që luan. Bylisi ka një trajner tjetër, por e vlerësojmë Bylisin sikur të ishte edhe me Arjan Bellain të cilit i uroj suksese në vazhdimësi.

Një sukses, një fitore nuk zgjat më tepër se 10 minuta. Duhet të fokusohemi tërësisht te ndeshja e Mallakastrës. Po kalojmë një moment të mirë por duhet të kemi vazhdimësi sepse një rezultat negativ dhe të gjitha shumëzohen me zero. Me intereson shumë vazhdimësia dhe stabiliteti i skuadrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy