Ibraimi e mbyll me Shkëndijën, transferohet në Greqi

Ibraimi e mbyll me Shkëndijën, transferohet në Greqi

Besart Ibraimi është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi më i mirë në historinë e kuqezinjve, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Greqi.

Ibraimi është transferuar te Xanthi, skuadër e cila militon në ligën e dytë greke. Ndërkohë ditën e sotme edhe Shkëndija e ka përshëndetur goleadorin, duke i uruar suksese në karrierën e tij futbollistike.

“Sulmuesi më i mirë i Shkëndijës i të gjitha kohërave, golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija.

Klubi dhe Besarti kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi. Rikujtojmë që Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin “Mbreti i golave”.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart. Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy