Federata Shqiptare e Futbollit nuk i shpëton gjobës as në sfidën ndaj Italisë të luajtur më 9 Tetor në Shkodër.
Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ndëshkoi me 5 mijë franga zvicerane FSHF-në për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, të cilët ndezë flakadanë në “Loro Boriçi”.
Në total në këtë sezon të kualifikuesve të Botërorit janë dhënë 250 mijë franga për problemet e krijuara nga tifozeria apo probleme të tjera.



