Inter gjen zëvendësuesin e Gosens

Inter gjen zëvendësuesin e Gosens

Robin Gosens është një ndër lojtarët i cili nuk bën më pjesë në planet e Simone Inzaghit për vijimësinë dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ , destinacioni i preferuar i italianit për ti gjetur një zëvëndësues është Primera Division .

Alfonso Pedraza dhe Jesus Vazquez , lojtarë të cilët mbrojnë ngjyrat e Villarealit dhe Valencias preferohen nga ishi i Lazios .

Gjithsesi problemet e Interit në aspektin ekonomik nuk i lejojnë zikaltërve ofertat e majme por sipas të përditshmes italiane drejtuesit e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ nuk do të pranojnë të negociojnë për një shifër poshtë 20 milionë eurove , e cila momentalisht konsiderohet e papërballueshme nga Interi.

Anësori i Valencias shikohet si një akord më i lehtë për tu arrirë pasi nën drejtimin e Gennaro Gattusos nuk ka patur shumë hapësira dhe transferimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mund t’ia ndryshojë të ardhmen .

Momentalisht po analizohet formula, me anë të cilës drejtuesit respektivë mund të shtrëngojnë duart dhe deri në këtë moment gjithçka ka shkuar si duhet në lidhje me negociatat.

Interin e pret një fazë e dytë e sezonit shumë e vështirë dhe ndërhyrjet në pozicionet që konsideron Simone Inzaghi janë të domosdoshme, pasi rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet dhe duhet të jesh në nivelin e duhur për ti arritur objektivat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy