Dominik Szoboszlai, ishte një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj vere, teksa i kushtoi arkave të Liverpool afro 70 milionë euro, për ta blerë nga Leipzig. Mesfushori hungarez, shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen. Në Premier League, Szoboszlai do të gjejë edhe një nga miqtë e tij, siç është Erling Haaland. Lojtari zbuloi se ka pasur një bisedë me sulmuesin e Manchester City, me këta të fundit që i ka dhënë edhe sugjerime, se ku duhet të jetojë. “Kam folur shumë me Haaland, më ka këshilluar edhe në lidhje me banesën që mund të marrë në Liverpool. Në fakt, Haaland mund të jetë fqinji im pasi më tha se është më mirë të banoja në një zonë mes Manchesterit dhe Liverpoolit pasi është një hapësirë më e qetë dhe private. Haaland më tha se ishin shumë lojtarë që kishin bërë këtë zgjedhje për të jetuar mes Manchesterit dhe Liverpoolit, jam shumë kurioz. Të shohim. Kam një miqësi të madhe me Haaland, por sigurisht në fushë do ta lëmë mënjanë atë dhe do të mendojmë për skuadrat tona. Por, e di që do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme kur të përballem me Haaland”, tha Szoboszlai.



