
Mbetja jashtë Botërorit të Katarit theksoi mbylljen e një kapitulli të trishtë për Italinë kundër një rivali modest si Maqedonia e Veriut.
Katër herë kampionët e botës fatkeqësisht nuk do të përjetojnë emocionet e evenimentit më të rëndësishëm futbollistik për të dytën herë rradhazi pas atij të Rusisë dhe kjo situatë katastrofike menjëherë ka impulsuar drejtuesit e federatës të cilët janë vënë në kërkim të zëvëndësuesit të Roberto Mancinit.
Fitimi i Europianit ishte një parapërgatitje për të mbërritur ndër 32 më të mirat në Katar por ‘’ Azurrëve ‘’ iu shuan shpresat dhe tashmë ka filluar të flitet për kandidaturat për stolin.
Formimi i dyshes Marcelo Lippi dhe Fabio Cannavaro është një opsion real për shkak të eksperiencës dhe faktit të të qënit fituesit e Botërorit të 2006-tës të zhvilluar në Gjermani.
Megjithatë nuk janë të vetmit sepse edhe Carlo Ancelotti po mendohet seriozisht duke qenë se kohët e fundit është përfolur mbi një largim të mundshëm nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe ‘’ Trikolorët ‘’ kanë nevojë më shumë se kurrë për të nisur një tjetër proçes me këmbën e mbarë pasi një disfatë e tillë është e pafalshme dhe e turpshme për katër herë kampionët e botës.
Futbolli sa vjen edhe bëhet më i paparashikueshëm dhe në këtë kontekst mund të thuhet se këto lloj rezultatesh theksojnë një rritje progresive të ekipeve ‘’ të vogla ‘’ që nuk dorëzohen lehtë ndaj çdo rivali dhe madje arrijnë ti shkaktojnë disfata historike të vështira për tu kapërdirë .



