E kërkoi edhe Juventusi, Koulibaly drejt transferimit në Premier League

E kërkoi edhe Juventusi, Koulibaly drejt transferimit në Premier League

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly pritet të jetë largimi i radhës nga skuadra e Napolit. Për futbollistin prej kohësh është përfolur për një interesim të Juventusit, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Premier League.

Sipas asaj që raporton “The Athletic”, Koulibaly është pranë kalimit te skuadra e Chelsea. Këta të fundit thuhet se kanë bërë një ofertë 40 milionë euro dhe bisedimet janë në fazë të avancuar.

31-vjeçari ka vetëm një vit kontratë me Napolin dhe italianët pritet ta pranojnë ofertën, për të mos rrezikuar që ta humbasin falas sezonin tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy