
Dinamo do të luajë në Superiore për sezonin e ri dhe për këtë arsye ndryshimet në skuadër kanë qenë të mëdha, duke filluar nga trajneri, ku drejtimi i është besuar italianit Di Biagio.
Së fundmi, klubi kryeqytetas ka prezantuar dy afrimet e radhës. Bëhet fjalë për portierin Bekim Rexhepi dhe sulmuesin Baton Zabërgja.
Rexhepi në sezonin e fundit ishte pjesë e Partizanit, me të cilët fitoi titullin kampion, ndërsa Zabërgja vjen pas aventurës me Gjilanin në Kosovë.



