Erikson telefonon Dukën: Ma jep mua Kombëtaren, nuk më intereson rroga

Erikson telefonon Dukën: Ma jep mua Kombëtaren, nuk më intereson rroga

Çudia me e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Duka gjatë këtyre ditëve. Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Erikson, ish-trajneri i njohur i Lacios dhe Kombëtares së Anglisë.

Sipas “PanoramaSport” ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Mançester Sitit apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy