Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët olimpikë të Tokios kanë rënë dakord që Lojërat Olimpike të zhvillohen midis datave 23 korrik dhe 8 gusht 2021.
Presidenti i komitetit organizativ, Yoshiro Mori njoftoi se Lojrat do të zhvillohen saktësisht një vit më vonë nga sa ishin planifikuar fillimisht, pasi datat e para të Tokios 2020 ishin 24 korrik – 9 gusht. Paraolimpiada do të fillojë më 24 gusht dhe do të vazhdojë deri më 5 shtator.
Njoftimi nënkupton se kampionatet botërore të vitit 2021 në disa sporte, përfshirë sportet olimpike të notit dhe atletikës, duhet të gjejnë data të reja.



