Marco Asensio, ka vendosur të largohet nga Real Madrid, pas tetë sezoneve si pjesë e skuadrës spanjolle.
Sulmuesi i djathtë nuk ka humbur kohë dhe duket se menjëherë e ka gjetur skuadrën e re. Sipas “The Athletic”, Asensio ka arritur marrëveshjen me francezët e PSG-së.
Palët kanë rënë dakord për një kontratë deri në vitin 2027 dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
27-vjeccari do të largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata në fund të këtij muaji.



