Atletico Madrid synon Conten

Atletico Madrid synon Conten

Edhe pse me mbërritjen në ‘’ White Hart Lane ‘’ Antonio Conte arriti ta kualifikonte Tottenham Hotspurin në Champions League , siç dihet objektivi i drejtuesve me në krye presidentin Daniel Levy është fitimi i trofeve .

Londinezët ende nuk e kanë thyer akullin dhe e ardhmja e trainerit nga Lecce tanimë nuk është aspak e sigurtë .

Megjithatë ish fituesi i Scudettos me Interin konsiderohet një ndër trainerët më cilësorë në qarkullim, të cilit  ofertat asnjëherë nuk i kanë munguar dhe interesi i Atletico Madridit e konfirmon këtë  fakt.

Cholo Simeone me shumë gjasa do ti japë lamtumirën ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ në fundin e sezonit por në listën e ‘’ Los Colchoneros ‘’ përfshihen edhe Luis Enrique dhe Marcelo Gallardo , i cili ka shkruar historinë me argjentinasit e River Plates  duke fituar dy herë Kupën Libertadores , e quajtur ndryshe Champions League e Amerikës së Jugut.

Duke njohur mentalitetin e 53 vjeçarit natyrisht arrihet në konkluzionin se situata e Atletico Madridit mund të përmirësohet pasi e ka treguar edhe në të kaluarën si tek Juventusi , Chelsea dhe tek zikaltërit.

Ditët vijuese parashikohet se do ti vënë kapakun kësaj çështjeje , e cila konsiderohet shumë e rëndësishme sepse flitet për një trainer tepër të suksesshëm , në Serinë A dhe Premier League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy