Mati forcat me kampionen e Shqipërisë, kombëtarja shpresa barazon në ‘Selman Stermasi’

Mati forcat me kampionen e Shqipërisë, kombëtarja shpresa barazon në ‘Selman Stermasi’

Kombëtarja shpresa ka zhvilluar sot miqësoren e dytë brenda pak ditëve në mungesë të një ndeshje zyrtare, por edhe shtyerjes së sfidës me Slloveninë. Kuqezinjtë e Alban Bushit sot kanë matur forcat me ekipin e Tiranës, kampionën e Shqipërisë, me të cilën kanë barazuar me shifrat 1-1.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të realizuar nga Sasraku, ndërkohë që kuqezinjtë, vendosën baraspeshën në të dytë me Bullarin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Vlen për t’u theksuar se Tirana për më shumë se 45 minuta luajti me një lojtar më shumë për shkak se Adolfo Selmani doli me karton të kuq. Pak ditë më parë kombëtarja shpresa shkatërroi 6-1 Apoloninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy