
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Shqipëria ka një problematikë të madhe, se lojtarët nuk shënojnë dot.
Sipas Tahirit, lojtarët mendojnë për veten dhe jo për ekipin.
Po djegim një lojtar si Roshi, për shkak të skemës. Shqipëria ka një problemtaikë të madhe, që nuk shënojmë dot gol. Kemi probleme në fazën ofensive. Kemi lojtarë të mirë, por lojtarë që nuk luajnë për ekipin, duan të luajnë për veten.
Këtu nuk duhet të mendojnë për veten, por për ekipin kombëtar. Ne kemi lojtarë, por kush do na i mbledhë këto lojtarë?!
Themi kemi Bajramin, e morëm dhe pas një ndeshje, doli jashtë. Luajmë me Islandën dhe Izraelin dhe 6 lojtarë të formacionit u ndryshuan. Seferi bëri gol atje dhe kur u kthyem këtu, futi Balajn në fund, pa pikë lidhje.



