
Nuk ka më dyshime, Leandro Paredes, do të jetë lojtari më i ri i Juventusit. Tratativat mes dy klubeve vazhdojnë prej kohësh dhe tashmë është arritur marrëveshja.
Pas afrimit të Fabian Ruiz nga Napoli, PSG i ka hapur rrugën Paredes për tu transferuar te Juventusi.
Ka qenë vetë trajneri i PSG, Christophe Galtier, i cili në konferencë për shtyp, ka bërë të ditur se Paredes do të transferohet te Juventusi, pasi akordi mes palëve tashmë është arritur.



