Liverpool, ofertë për Fede Valverden

Liverpool, ofertë për Fede Valverden

Pas transferimit të Jude Bellingham në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për Fede Valverden është vështirësuar disi situata në lidhje me aktivizimin në formacionin titullar të Real Madridit. Aktualisht Carlo Ancelotti ka edhe disa elementë në dispozicion duke iu referuar këtij pozicioni, si përshembull Modric, Kross apo Ceballos dhe në orët e fundit Liverpooli ka shfaqur interes për uruguajanin. 24 vjeçari nga Montevideo në vitet e fundit ka patur një rritje të dukshme në lojën e tij , fakt që e ka befasuar Jurgen Kloppin, i cili i ka kërkuar drejtuesve të ‘’ The Redsave ‘’ transferimin e ishi-t të Deportivo La Corunas në ‘’ Anfield Road ‘’. Anglezët kanë ofruar 100 milionë euro për Fede Valverden, i cili pas disa vitesh në ekipin e të rinvje , u huazua modestët e La Ligas për tu rikthyer më pas tek gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm. Megjithatë , ndërrimi i pozicionit në fazën e dytë të sezonit të shkuar nuk ia krijoi komoditetin e mëparshëm në fushën e lojës duke e vënë në pikpyetje qëndrimin edhe më gjatë tek ‘’ Los Merengues ‘’ . Nuk duhet përjashtuar se ishi i Penarol mund të ndryshojë destinacion gjatë merkatos se verës por fillimisht duhet pritur reagimi i ‘’ Los Blancos ‘’ pasi Fede Valverde është një ndër nxënësit më të mirë të Carlo Ancelottit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy