
Barcelona ka publikuar listën e numrave që do të mbajnë lojtarët. Menjëherë bie në sy se fanella me numrin 10, që e mbante Leo Messi, do të jetë pa një pronar.
Asnjë nga lojtarët aktualë të katalanasve nuk e ka marrë, pavarësisht se është e lirë. Ndërkohë Rey Manaj ka ndryshuar sërish numër. Më herët u njoftua se do të mbante fanellën me numrin 14, por kjo tashmë i përket Coutinho dhe shqiptari do të mbajë fanellën me numrin 17.
Vlen të theksohet se këto numra në fanella do të jenë vetëm për sfidën e sotme ndaj Getafes, pasi te Barcelona mund të ketë edhe ndryshime të tjera në vazhdim.



