U tërhoq nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën, 24-vjeçari rikthehet si trajner

U tërhoq nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën, 24-vjeçari rikthehet si trajner

Mesfushori nga Zambia, Enock Mwepu, njoftoi tërheqjen nga futbolli në muajin tetor të këtij viti. Lojtari ishte pjesë e Brighton në Premier League, por zbuloi probleme me zemrën dhe ishte i detyruar të tërhiqej nga futbolli i luajtur.

Megjithatë 24-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij sporti. Anglezët, kanë njoftuar se Mwepu, është rikthyer në klub, ku i është besuar drejtimi i skuadrës U-9.

Ish-mesfushori do të drejtojë skuadrën e 9-vjeçarëve, ndërsa kjo është pritur shumë mirë edhe nga trajneri i ekipit të parë De Zerbi.

“Jemi të kënaqur që Enock ka vendosur të qëndrojë me ne në klub. Do të jetë e rëndësishme për të përcjellë përvojën e tij tek talentet e rinj të klubit.”, tha De Zerbi.

Enock Mwepu luajti me Salzburgun dhe Brightonin gjatë karrierës së tij të shkurtër si futbollist profesionist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy