Liverpooli, objektiv tek Real Madrid

Liverpooli, objektiv tek Real Madrid

Talentët tek Real Madridi me kalimin e kohës po evidentojnë se do të jenë protagonistë të padiskutueshëm në të ardhmen.

Arda Guler e ka impresionuar Carlo Ancelottin gjatë sezonit të kaluar edhe pse është aktivizuar në vetëm 12 sfida, të shoqëruara me 6 gola.

Mesfushori me shumë gjasa do të vijojë këtë rrugë, duke qenë se është pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’, klub tek i cili të imponon dhënien e maksimumit në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje ose në të kundërt mund të ngrohësh stolin.

Kapaciteti për të shkuar me shpejtësi në zonat kundërshtare, e shëndërron në një rrezik serioz 19 vjeçarin, i cili për hir të së vërtetës e ka treguar se është në lartësinë e një ekipi siç është Real Madridi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjithashtu edhe në Europian Arda Guler i tregoi shumë shpejt cilësitë në sfidën ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë, të fituar 3-1 nga otomanët.

Së fundmi Liverpooli i ka trokitur në derë Real Madridit, i cili ka një shans për tu transferuar në një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.

Sipas ekspertëve rendimenti i shfaqur me kampionin në fuqi të Champions League e shëndërron automatikisht në një ndër lojtarët e të ardhmes në futbollin më cilësor të botës.

Do të jetë shumë e vështirë për Liverpoolin sepse natyrisht ‘’ Los Merengues ‘’ synojnë ta kenë pjesë edhe në të ardhmen por s’përjashtohet huazimi gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy