
Gjermania tregoi “dhëmbët” që në start, duke triumfuar me shifrat e thella 5-1 ndaj Skocisë, në ndeshjen e parë të Europianit.
“Pancerat” ishin dominues gjatë gjithë kohës, me rezultatin që tregon gjithçka.
Wirtz zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të, ndërsa në të 19-ën, Musiala dyfishoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Havertz u tregua i saktë nga penalltia, duke realizuar të tretin. Në pjesën e dytë, kishte vend edhe për dy supergola nga Fullkrug dhe Can.



