
Shkëlqimi i Hansi Flick nën drejtimin e Barcelonës po i bind drejtuesit për t’ia rinovuar kontratën.
Ideja e Joan Laportas është vijimi i trainerit deri në qershorin e 2028-tës dhe drejtori sportiv Deco po punon me shumë përkushtim për t’ia vënë pikën kësaj çështjeje.
60 vjeçari ka arritur të formojë një ekip kompetitiv në çdo kompeticion, shumë i sikletshëm për çdo rival dhe triumfues në të shumtat e sfidave.
Për më tepër ishi i Bayern Munchenit i ka dhënë prioritet talentëve dhe ka arritur ti kombinojë shumë mirë me lojtarët me eksperiencë.
Rezultatet janë të dukshme dhe referuar La Ligas ‘’ Blaugranët ‘’ vijojnë të kryesojnë pas 17 sfidave, katër pikë larg Real Madridit dhe gjithashtu mbeten të sikletshëm edhe në Champions League.
Së fundmi agjenti Pini Zahavi dhe numri një i Barcelonës patën një takim për ta diskutuar me detaje këtë çështje, duke qenë se Hansi Flick është tejet i rëndësishëm për vijimësinë.
Mirëpo gjatë merkatos së janarit ish fituesit e Champions Leagues i pret një sfidë duke qenë se duhet me patjetër të gjejnë një zëvëndësues për Robert Lewandowskit, i cili besohet se po zhvillon sezonin e fundit në ‘’ Camp Nou ‘’.
Referuar përmbledhjes së eksperiencës me Barcelonën gjermani numëron 84 sfida, 62 fitore, 9 barazime dhe 13 barazime, një Superkupë, Kupën e Mbretit dhe La Ligan.



