Romelu Lukaku mund të quhet një lojtar i Interit. Pas një sezoni të dështuar te Chelsea, sulmuesi belg ka vendosur të rikthehet në Serie A, aty ku deri para një viti, shkëlqente me fanellën zikaltër.
Lojtari do të bashkohet me Interin si një huazim i thjeshtë dhe në përfundim të sezonit, do të rikthehet sërish te Chelsea, që zotëron kartonin e tij.
Marrëveshja mes palëve është arritur prej kohësh, ndërsa administratori i Interit, Beppe Marotta, i pyetur nga gazetarët për Lukakun, tha se do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Milano.



