Al- Hilal, ofron 70 milionë euro për Luis Diaz

Al- Hilal, ofron 70 milionë euro për Luis Diaz

Vetëm një sezon i ka mjaftuar Luis Diazit për të treguar se çfarë di të bëjë.

Kolumbiani ka spikatur tek Bayern Muncheni, i cili e finalizoi eksperiencën me 26 gola dhe 20 asiste në 51 sfida.

 Sulmuesi vijon të përfshihet në rangun e më të mirëve në qarkullim dhe së fundmi është pretenduar nga AL-Hilal.

 Sipas L’Equipe, drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë nisur ofensivën duke ofruar rreth 70 milionë euro për ishi-n e Portos.

Në 30 qershorin e 2029-tës amerikano-jugorit i përfundon kontrata me gjigandët e Bundesligës të cilin Simone Inzaghi e mirëpret në Riad. 

Nuk është vetëm Luis Diaz por Al-Hilal është interesuar edhe për Ousmane Dembele por si duket do ti qëndrojë besnik Paris St Germain. 

Pavarësisht kualitetit në Arabinë Saudite shquhen për kontrata marramendëse dhe thuhet se golashënuesit nga Barrancas do ti ofrohen 37 milionë euro në sezon. 

Në të shkuarën Luis Diaz u pretendua edhe nga Barcelona dhe pritet që ta analizojë ofertën e presidentit Fahad bin Nafil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy