Real Madridi, synon Ibrahima Konaten

Real Madridi, synon Ibrahima Konaten

Duke qenë se merkatoja e dimrit është drejt fundit, tek Real Madridi vijon të punohet intensivisht për tu përforcuar ashtu siç duhet për pjesën e mbetur të sezonit.

Referuar mbrojtjes, Ibrahima Konate është shëndërruar në objektivin e rradhës për drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’, një referent në prapavijën e Liverpoolit.

Francezi e përfundon kontratën me ‘’ Të Kuqtë ‘’ në 2026-tën dhe pritet që interesi i spanjollëve ta bëjë ta analizojë mirë të ardhmen.

Eksperienca e tij sidomos në Champions League konsiderohet shumë e rëndësishme nga traineri Carlo Ancelotti, pasi siç dihet ‘’ Los Blancos ‘’ janë kandidatë potencialë për ta fituar trofeun në çdo sezon.

Drupal Ad

Sipas ‘ Marcas ‘, edhe emri i Alexander- Arnold vijon të jetë i lidhur ngushtë me Real Madridin, një anësor që mund ti vijë në ndihmë krahut të djathtë në të ardhmen e afërt.

Në lidhje me ishi- e Leipzigut duhet thënë se është një komponent shumë cilësor, tek i cili spikasin potenca dhe shtatëlartësia, dy elementë që i japin avantazhe gjatë sfidave.

Eshtë sezoni i katërt në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe të qënit i pretenduar prej një prej klubeve më të suksesshem në glob për të natyrisht konsiderohet një sukses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy