Sfidojnë Juventusin në fundjavë, klubi i Serie A shkarkon trajnerin

Sfidojnë Juventusin në fundjavë, klubi i Serie A shkarkon trajnerin

Pas Salernitanës, një tjetër klub në Serie A ka shkarkuar trajnerin. Bëhet fjalë për Spezian, që këtë të mërkurë ka njoftuar largimin e teknikut Luca Gotti.

Rezultatet negative dhe vendi i 17-të në renditje, ka detyruar drejtuesit të shkarkojnë Gottin. Spezia ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A dhe barazimi 2-2 ndaj Empolit, ka rezultuar fatal për trajnerin.

Drejtuesit kanë nisur nga puna për trajnerin e ri, ndërsa kujtojmë se në fundjavë Spezia do të përballet me Juventusin, që e ka detyrim fitoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy