
Peshëngritja shqiptare, njolloset sërish nga dopingu. Peshëngritësi, Daniel Godelli, ka rezultuar pozitiv në testet e kryera së fundmi. Këtë e ka njoftuar edhe vetë sportisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ka rezultuar përdorues i një substance të ndaluar që nuk lidhet me sportin që ai ushtron, ndaj Godelli ka kërkuar që t’i nënshtrohet testit B, për të vërtetuar pafajësinë e tij “Jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj, dhe për këtë arsye do kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajësinë time. Flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkërisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B.”, shkruan Godelli.



