
Gjatë ndeshjes mes Lech Poznan dhe Legia Varsavia, e vlefshme për kampionatin polak, tifozët shpalosën në stadium një banderolë ku shihej Presidenti rus, Vladimir Putin, me një litar në qafë.
Një imazh shumë i fortë në të cilin “Cari” shfaqet me bluzën e Spartak Mosca, skuadër e binjakëzuar me Lech Poznan.
Tifozët e Legia, me banderolën e tyre shprehën dënimin ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke kritikuar lidhjen mes ultrasve rivalë me atë të skuadrës moskovite.
Nga tribuna e të ftuarve thirrej në kor “Ruska kurwa”, ose thënë ndryshe “Rusia ku**ë”.
Skena shumë të forta, sidomos për një fushë futbolli, të cilat reflektojnë tensionin që ndihet edhe në shtete të tjera në lindje të Europës.



