FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar për ekipet kombëtare, pas ndeshjeve të muajit nëntor.
Shqipëria ka zbritur me tre pozicione dhe tashmë mban vendin e 62-të, ndryshe nga një muaj më parë, kur u renditëm në vendin e 59-të.
Dy barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, kanë sjellë këtë rënie të kuqezinjve në renditjen e përgjithshme.
Kujtojmë se Shqipëria siguroi kualifikimin dhe në verë do të luajë në Europianin e Gjermanisë.



