
Largimi i Federico Chiesas i cili besohet se do të jetë i paevitueshëm gjatë merkatos së verës, ka marrë fokusin kryesor nga drejtuesit e Juventusit.
Tek një ekip i këtyre niveleve duhet të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur sepse përndryshe qëndrimi është shumë i vështirë.
Këtë herë është zgjedhur Portoja si destinacion, ekip me të cilin aktivizohet Wenderson Galeno.
Braziliani prej tre sezonesh është pjesë e portugezëve dhe sipas Daniele Longos drejtuesit pretendojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë.
10 gola dhe 9 asiste në 34 sfida janë statistikat e 26 vjeçarit, shumë i rrezikshëm në metrat e fundit.
Sipas parashikimeve marrëveshja do të arrihet shumë shpejt sepse duket se palët e përfshira kanë rënë dakord për këtë lojtar, i cili ka gjithashtu eksperiencë në Europë, konkretisht në Champions League.
Negociatat janë në rrugën e duhur për Wenderson Galenon, golashënues që e ka zhvilluar karrierën në Portugali, me ekipe si Portimonense, Rio Ave, Braga dhe në dy etapa të ndryshme me gjigandët e këtij kampionati.



