Lojërat Olimpike, Fidel Ylli: Tre sportistë shqiptarë kanë mundësi për medalje

Lojërat Olimpike, Fidel Ylli: Tre sportistë shqiptarë kanë mundësi për medalje

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në një intervistë të dhënë në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, foli për Lojërat Olimpike në Paris, aty ku Shqipëria do të marrë pjesë me tetë sportistë.

Fillimisht Ylli u ndal te ceremonia e dorëzimit të flamurit shqiptar, për eventin që do të mbahet në kryeqytetin francez nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Galaja është një ceremoni që e bëjnë të gjithë Komitetet e Sportit në botë. Por ne i kushtojmë rëndësi, sepse KOKSH, nuk bën direkt sport, por suporton federatat. Ka imazhin e vendit, sepse kemi imazhin e Shqipërisë. Kjo ceremoni u bë në bashkëpunim më Ambasadën Franceze.  Ishte një bashkëpunim i frytshëm dhe shumë i mirë. Ekipi shkon drejt Parisit, ndërsa Franca kishte ditën ndërkombëtare.

Drupal Ad

 

 

 

Ylli deklaroi se janë tre sportistë shqiptarë, që kanë mundësinë për të marrë medalje në Olimpiadë, e cila do të ishte e para në histori.

Tre sportistë shqiptarë kanë mundësi për të marrë medalje. Kanë treguar potencial. Sporti kërkon fat dhe një ditë të mirë që të jesh në formë. Nuk është si Tokio, ku kishim vetëm një shans për medalje. Tani kemi tre shanse. Shpresoj të marrim medaljen e parë Olimpike nga krijimi i KOKSH. Shpresoj të kemi fat edhe ne si KOKSH, që medalja të merret në kohën tonë.

Sipas tij, Federatat duhet të jenë më të vëmendshme ndaj sportistëve, për të cilët tha se duhet të sakrifikojnë shumë.

Federatat duhet të ishin më të vëmendshme. Duheshin buxhete elitare, të çoheshin në qendra trajnimi. Mendoj se sportistët elitarë, sakrifikojnë nga shoqëria dhe përqendrohen në qendra olimpike dhe stërvitore, pa rrjetet sociale dhe të jenë të fokusuar vetëm te gara.

Në shtator do të jetë projekti i qendrës olimpike gati, jo vetëm për tanët, por edhe për ata botërorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy